Itali, shqiptari vret gruan dhe më pas tenton t’i japë fund jetës

Mos i humb

Viktimë e krimit në familje ka mbetur një grua 43-vjeçare me origjinë shqiptare në Itali.

Laureta Zyberi, e cila punonte për mirëmbajtjen e një apartamenti në Furlani, është gjetur e pajetë nga punëdhënësi i saj, pranë bashkëshortit të plagosur.

Dhe është pikërisht burri i saj, Eduart Zyberi, 54 vjeç, sipas hetuesve, autori i krimit.
Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur gjatë një sherri.

Alarmin e ka dhënë pronari i cili kur arriti në shtëpinë e tij, pa kufomën 43 vjeçares të shtrirë në tokë dhe, pranë saj, burrin e mbuluar nga gjaku.

Policia e ka vënë në pranga shqiptarin tek i cili ka ngritur dyshimet e vrasjes. Ai ndodhet i shtruar në spital pasi ka një plagë të madhe në bark.

Hetuesit dyshojnë se menjëherë pasi i mori jetën gruas, shqiptari tentoi vetëvrasjen.
Sipas hetuesve, ai shpesh shkonte ta merrte gruan e tij në punë. Kështu bëri edhe dje. Motori i tij u gjet nga policia i parkuar poshtë shtëpisë.

Hipoteza për të cilën po punojnë hetuesit është se vrasja ka ndodhur gjatë një sherri.
Eduart Zyberi, është shtruar në spital në San Martino dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit