Ndryshime në Kodin penal në kuadër të paketës Anti KÇK

Mos i humb

Duke qenë se paketa ligjore e Anti-KÇK e ka vënë më së shumti theksin tek ashpërsimi i masavë të ndërmarra ndaj konfiskimit të pasurive të subjekteve kriminale, është vendosur nga parlamenti edhe amendimi e shtimi disa neneve.

Kështu pas nenit 287/b është shtuar edhe neni 287/c i cili parashikon edhe sanksione mbi subjektet objekt-hetimi, që mund të përdorin në mënyrë të kundërligjshme pronat, pasuritë, apo asetet mbi të cilat është vendosur masa e konfiskimit.

Konkretisht ky nen parashikon në mënyrë të qartë se:

 Posedimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në mënyrë të drejtëpërdrejt apo të tërthortë, përdorimi, mbajtja apo ruajtja e tyre, në mënyrë të pajustifikuar, për të cilat është vendosur konfiskimi, sipas legjislacionit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar e të korrupsionit, kur kryhet me dashje dhe nuk përbën vepër tjetër penale dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”.

 Ky parashikim i ri vjen si një masë mbrojtëse ndaj të gjithë atyre subjekteve që mund të tentojnë të ushtrojnë posedimin mbi asetet në të cilat është vendosur konfiskimi me vendim gjykate. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit