“Po ecja në rrugë kur më kapi një plumb”. Kështu është shprehur gjatë dëshmisë së dhënë në spitalin e Shkodrës, Liljana Jeremia, 35 vjeçe e cila mbeti e plagosur dje në rrugën pedonale.
E plagosura është dërguar në spitalin e Shkodrës, pasi ka marrë një plumb në këmbë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Raiffesien Bank brenda artikujve
35 vjeçarja ishte duke kaluar rastësisht kur është plagosur dhe se nuk e dinte se kush ishin ata që kishin qëlluar.
Forcat e rendit dhe grupi hetimor, kanë rrethuar zonën për të bërë të mundur mbledhjen e provave që çojnë në zbulimin e autorëve.
Në vendngjarje është gjetur edhe një makinë luksoze tip BMë me targa gjermane, e cila dyshohet se mund të ketë qenë shënjestra.
Policia ka dhënë informacion paraprak sipas të cilit gjithçka ka ndodhur në rrethana ende të paqarta duke mos folur për një përplasje apo sulm me armë.


