Siri, operacionet e forcave të Assadit, Rusisë dhe DEASH-it në Idlib

Mos i humb

Pjesëtarët e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad të mbështetur nga forcat ruse dhe organizata terroriste DEASH kryejnë sulme intensive në kufirin jugor të Idlib, e cila u shpall zonë e deeskalimit.

Forcat e regjimit në bashkëpunim me DEASH-in dhe me mbështetjen që ofron Rusia nga ajri nga tetori i vitit 2017, shkelin armëpushimin në veri të Hama-s dhe në jug të Idlibit.

Delegacioni i opozitës në takimin e fundit në Astana më 21 dhe 22 dhjetor 2017 në hartë treguan zonat ku ndodhin sulmet e njëkohshme të regjimit, Rusisë dhe DEASH-it.

Regjimi ka lejuar militantët e DEASH-it që përmes zonës Hunayfis, në lindje të Hamës, të kalojnë në zonën e Idlibit, të cilat janë nën kontrollin e opozitës dhe grupeve të anti-regjimit Hay’at Tahrir al-Sham.

DEASH nga ana tjetër lejon ushtarët e regjimit që përmes Khanaser, në rrugën midis jugut të Halepit përmes Hamës të arrijnë në Idlib.

– Regjimi dhe Rusia po përpiqen të hyjnë në Idlib

Gazetari AA-së nga burime nga opozita ka mësuar se si sulmet e Rusisë dhe forcave të regjimit në lagjet në jug të Idlibit, si dhe përpjekjet për avancim drejt veriut të Hamës, bëhen në të njëjtën kohë kur DEASH kryen sulme në lindje të Hamës.

Rebelët në veri të Hamës kanë humbur kontrollin në disa pjesë të rajonit pas konfliktit dhe sulmeve ajrore ruse të muajit të kaluar.

Sulmet e regjimit dhe DEASH-it janë shpeshtuar në shtatë ditët e fundit, kurse forcat e regjimit kanë marrë kontrollin në Atsan, Abu Dali, Abu Omer dhe Huveyn Kebir, në kufirin e Idlibit dhe Hamës.

– Mbrojtja e përbashkët nga regjimi

Grupet që janë të lidhura me Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS), si dhe grupe të tjera individuale anti-regjimit kanë filluar të punojnë së bashku për të mbrojtur veten kundër sulmeve nga forcat e regjimit të Asadit dhe DEASH-i.

Ndër këto grupe janë Ahrar’u Sham, Faylak al-Sham, Nour al-Din al-Zenki, Jaysh al-Nasr, Jaysh al-Izza, Ushtira e Lirë e Idlibit dhe Hayat Tahrir al-Sham.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Lirë të Idlibit, Mustafa al-Hussein për AA tha se DEASH-i duke përdorur korridorin e regjimit dhe me ndihmën e Rusisë kërkon të bëjë përparim në periferi të Hamës dhe Idlibit.

“Nga ajri, anëtarë të opozitës sulmohen nga Rusia, kurse nga toka Asadi. Pasi të jemi të detyruar të tërhiqemi, DEASH-i përparon”, tha ai.

Ai shtoi se DEASH-i në këtë mënyrë pushtoi një sipërfaqe prej rreth 30 kilometra katrorë.

“Ne besojmë se regjimi i Asadit po mbështet DEASH-in edhe me municion”, tha Hussein.

Ai theksoi se disa grupe të opozitës dhe anti-regjimit punojnë së bashku duke mbrojtur disa zona.

Megjithatë, për shkak të sulmit, mijëra civilë u detyruan të iknin në kampet e refugjatëve në veri të Idlibit, e cila në maj 2017 u shpall zonë e deeskalimit.

Forcat e Armatosura Turke, në përputhje me marrëveshjen e vendeve garantuese, Rusisë dhe Iranit, më 13 tetor 2017, me qëllim të përmbushjes të misionit vëzhgues, filluan vendosjen forcave ndërkufitare.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov javën e kaluar tha se lufta kundër DEASH-it në masë të madhe ka përfunduar dhe se objektivi i ri ishte Fronti al-Nusra./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit