Kryeministri sudanez Hamdok i shpëton një atentati me bombë

Mos i humb

Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, i ka shpëtuar një atentati me bombë në kryeqytetin e vendit, Khartoum.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se një autobombë e vendosur në urën Kuber ka shpërthyer gjatë kalimit të autokolonës së kryeministrit Hamdok.

Bëhet e ditur se kryeministri Hamdok ka shpëtuar pa marrë ndonjë plagë nga tentativa për atentat, ndërkohë që janë dëmtuar disa mjete në autokolonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit