Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri është rritur në 3.179, njoftoi sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në vend, (AA).
Sipas Komisionit, në 24 orët e fundit 7 persona kanë vdekur ndërsa 8 raste të reja u zbuluan nga autoritetet, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 80.813.
Gjashtë raste të vdekjeve kanë ndodhur në epiqendrën e shpërthimit, në provincën Hubei dhe një në provincën Shandong.
Numri global i vdekjeve tani ka shkuar mbi 4.900 me më shumë se 134 mijë raste të konfirmuara, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila shpërthimin e shpalli “pandemi”.


