Turqia riafirmon mosnjohjen e aneksimit të Krimesë nga Rusia

Mos i humb

Në vitin e 6-të të ankesimit të paligjshëm nga Rusia të Republikës Autonome të Krimesë së lidhur me Ukrainën, Turqia riafirmon mosnjohjen e aneksimit dhe shpreh mbështetjen e saj për sovranitetit territorial të Ukrainës.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet se “Turqia dhe komuniteti ndërkombëtar nuk e njohin aneksimin e paligjshëm të Republikës Autonome të Krimesë e cila u aneksua nga Federata e Rusisë nëpërmjet një referendumi jolegjitim 6 vite më parë”.

“Për Turqinë do të vazhdojë të jetë një prioritet mbrojtja e identitetit kulturor, eliminimi i viktimizimit dhe jetesa në mirëqenie dhe siguri në atdheun e tyre historik për turqit tatarë të Krimesë të cilët janë një prej elementëve thelbësorë të Krimesë. Turqia riafirmon edhe njëherë mbështetjen e saj për integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës, partnerit të saj strategjik”, thuhet gjithashtu në deklaratën e ministrisë turke.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit