Fitimet neto të kompanisë kombëtare të naftës të Arabisë Saudite, “Saudi Aramco”, janë ulur me 20 për qind vitin e kaluar në krahasim me një vit më parë, duke shënuar 88,2 miliardë dollarë.
Sipas bilancit financiar të kompanisë për vitin 2019, kompania në vitin 2018 arriti fitime neto prej 111,1 miliardë dollarë. Në uljen e fitimeve neto ishte efektive edhe rënia në çmimet naftës së papërpunuar prej viti në vit.
Çmimi mesatar për fuçi i naftës së papërpunuar Brent, e cila përdoret më gjërësisht në botë, në vitin 2018 ishte 71,19 dollarë, ndërsa në vitin 2019 u zvogëlua për 9,6 për qind duke rënë në 64,37 dollarë.
“Saudi Aramco”, vitin e kaluar në dit mesatarisht prodhonte 13,2 milionë fuçi hidrokarbure ndërsa shpenzimet kapitale të kompanisë në vitin 2019 u zvogëluan në 32,8 miliardë dollarë duke u ulur për 6,5 për qind në krahasim me një vit më parë. Kjo sasi pritet që në vitin 2020 të jetë mes 25 dhe 30 miliardë dollarë.
Gjithashtu edhe rezervat totale të naftës së papërpunuar të kompanisë në vitin 2018 ishin 256,9 miliardë fuçi, e cila këtë vit u rrit në 258,6 miliardë dollarë me një rritje prej 0,66 për qind.
“Saudi Aramco” lëshoi ofertë publike në bursën saudite Tadawul më 5 dhjetor, duke u bërë kompania me vlerë më të lartë në botë. Kompania më 12 dhjetor kishte thyer edhe një rekord duke e tejkaluar vlerën prej 2 trilionë dollarë.
Pasi javën e kaluar çmimet naftës u ulën në nivelin më të ulët të 4 viteve të fundit, vlera e “Saudi Aramco” për një javë humbi 230 miliardë dollarë.


