COVID-19: Rusia kufizon vendkalimet kufitare për të huajt

Mos i humb

Moskë

Rusia ka njoftuar se po kufizon vendkalimet kufitare për të huajt duke filluar nga 18 marsi deri më 1 maj, me qëllim për të ndihmuar në parandalimin e shpërthimit të koronavirusit.

“Kufizimet nuk do të vlejnë për misionet diplomatike dhe institucionet konsullore në Rusi, për drejtuesit ndërkombëtarë të automjeteve, ekuipazhet e transportit ajror, detar dhe lumor apo për ekuipazhet e trenave dhe lokomotivave në trafikun hekurudhor ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e qeverisë ruse.

Sipas njoftimit, përjashtimet po ashtu përfshijnë anëtarët e delegacioneve zyrtare dhe personat që kanë viza diplomatike, të shërbimit apo viza private të lëshuara në lidhje me vdekje të të afërmive, si dhe personat që banojnë në territorin rus ose ato që vijnë për qëllime tranziti.

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, në njoftim thekson se masat e marra nga pala ruse në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë shkaktuar nga rrethana të veçanta dhe janë të përkohshme. 

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Rusi aktualisht është 93, me 15 mijë persona të tjerë aktualisht nën mbikëqyrje me infeksion të dyshuar.

Koronavirusi i njohur zyrtarisht si COVID-19 për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës dhe deri më tani është përhapur në rreth 150 vende dhe territore. 

OBSH shpërthimin e koronavirusit e shpalli një pandemi, ndërsa sipas të dhënave të saj, nga afërsisht 165 mijë raste të konfirmuara numri i vdekjeve është rreth 6.500.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit