“Regjimi i Asadit, Hezbollahu dhe Irani dërgojnë luftëtarë në Libi në mbështetje të Haftarit”

Mos i humb

Regjimi i Asadit, Hezbollah dhe Irani dërgojnë luftëtarë në Libi në mbështetje të Khalifa Haftar, liderit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Brendshme e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), thuhet se luftëtarët nga Siria u dërguan nëpërmjet kompanisë ajrore siriane Cham Wings në qytetin Bengazi në lindje të Libisë, i cili është bërë si qendër për forcat e Haftarit.

Në deklaratë theksohe se luftëtarët e transportuar në Bengazi përbëhen nga regjimi i Asadit, Hezbollahu, Garda Revolucionare e Iranit dhe forcat Wagner të kompanisë ruse të sigurisë.

Rikujtohet se një delegacion i nivelit të lartë nga Bengazi vizitoi Damaskun më 1 mars duke zhvilluar takim me Bashar al Asadin. Menjëherë pas vizitës, regjimi i Asadit në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) i dha ambasadën e Libisë në Damask të ashtuquajturës qeverisë së Khalifa Haftar. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit