Numri i të infeksioneve nga koronavirusi në Izrael sot është rritur në 1.656, pasi u zbuluan 214 raste të reja, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.
Në deklaratën e ministrisë theksohet se 31 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa 49 janë shëruar nga virusi.
Izraeli konfirmoi vdekjen e parë nga sëmundja të premten.
Izraeli ka ndërmarrë disa masa për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, duke përfshirë mbylljen e kafeneve, restoranteve, hoteleve, qendrave tregtare dhe vendeve të argëtimit.
Javën e kaluar, qeveria izraelite vendosi të gjurmojë pacientët e konfirmuar dhe të dyshuar me koronavirus duke monitoruar telefonat e tyre celularë si pjesë e luftës së tyre kundër virusit.
Virusi për herë të parë u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 168 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.