Jemen, rebelët Houthi mirëpresin thirrjen e OKB-së për armëpushim

Mos i humb

Rebelët Houthi në Jemen sot kanë përshëndetur thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për armëpushim humanitar në të gjithë botën për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit të ri, (AA).

Të hënën, Guterres u kërkoi palëve ndërluftuese në të gjithë botën që “të linin mënjanë mosbesimin dhe armiqësinë, t’i pushonin armët dhe të ndalojnë artilerinë dhe sulmet ajrore”.

Thirrja e Guterres “është e rëndësishme për përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër koronavirusit”, tha i ashtuquajturi ministri i Jashtëm i grupit Houthi, Hisham Sharaf Abdullah, i cituar nga agjencia e lajmeve Saba e drejtuar nga Houthi.

Ai shfaqi shpresë se koalicioni i udhëhequr nga sauditët “do t’i përgjigjej pozitivisht thirrjes së OKB-së dhe do t’i jepte fund sulmeve të koalicionit dhe të ngrinte rrethimin mbi popullin jemenas”.

Ndërsa numri i vdekjeve globale nga koronavirusi tani arrin në 16.500, Jemeni nuk ka regjistruar ndonjë infeksion nga sëmundja.

Ende nuk ka prononcim nga koalicioni i udhëhequr nga sauditët mbi deklaratat e rebelëve Houthi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit