Turqi, rrugët e kryeqytetit të boshatisura gjatë orës policore

Mos i humb

Ndërsa filloi ndalesa 48-orëshe e lëvizjes në shumë provinca të Turqisë në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), rrugët dhe sheshet në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, mbetën të boshatisura.


Me vendosjen e orës policore gjatë gjithë fundjavës nga Ministria e Brendshme, trafiku i këmbësorëve dhe automjeteve në Ankara ka rënë në nivelin e tij më të ulët.

Ekipet e policisë që patrullojnë në sheshe dhe rrugë që nga mesnata, kur filloi ora policore, i paralajmërojnë njerëzit që dalin në rrugë në kuadër të përjashtimeve dhe i dërgojnë në shtëpitë e tyre, ndërkohë që disa dënohen për mosrespektim të rregullave.

Ndërkohë, zyrtarët e sigurisë në Кızılay të Ankarasë vërehen duke i ushqyer pëllumbat që nuk arrijnë të gjejnë dot ushqim në Parkun Güven.

Ndryshe, ora policore është vendosur në Turqi gjatë fundjavës në 31 provinca turke për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit