COVID-19, FMN miraton lehtësimin e borxhit për 25 vende

Mos i humb

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) të hënën aprovoi lehtësimin e menjëhershëm të shërbimit të borxhit për 25 vende për t’i ndihmuar ata të adresojnë ndikimin e pandemisë së COVID-19.

“Kjo siguron grante për anëtarët tanë më të varfër dhe më të rrezikuar për të mbuluar detyrimet e tyre të borxhit të FMN-së për një fazë fillestare gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe do t’i ndihmojë ata të kanalizojnë më shumë burimet e tyre të pakta financiare në drejtim të urgjencës mjekësore dhe përpjekjeve tjera të ndihmës”, tha në një deklaratë drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva.

Vendet përfituese janë Afganistani, Benini, Burkina Faso, Republika Qendrore e Afrikës, Çadi, Komoret, Republika Demokratike e Kongos, Gambia, Guinea, Guinea-Bissau, Haiti, Liberia, Madagaskari, Malavi, Mali, Mozambiku, Nepali, Nigeri, Ruanda, Sao Tome dhe Principe, Sierra Leone, Ishujt Solomon, Taxhikistani, Togo dhe Jemeni.

Muajin e kaluar, FMN dhe Grupi i Bankës Botërore bënë thirrje të përbashkët duke u kërkuar kreditorëve që të ndërpresin pagesat e borxhit të vendeve më të varfra në botë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit