Zbulohet se 3.700 persona të pa testuar në New York, kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).
Në këtë shtet numri i të vdekurve dje ka tejkaluar shifrën prej 10.000, ndërsa gjithashtu edhe në qytetin New York ka tejkalur shifrën prej 10.000 personave numri i të vdekurve.
Në njoftimin e bërë nga Departamenti i Shëndetit i New York City, supozohet se mbi 3.700 persona të patestuar kanë vdekur nga koronavirusi dhe shifrat janë rishikuar.
Më tej në njoftim thuhet se personat në fjalë kanë treguar simptoma të koronavirusit si temperaturë, kollitje, të cilët kanë humbur jetën në shtëpitë e tyre.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, në mbarë SHBA-të, numri i të infektuarve me COVID-19 është 589.048, ndërsa jetën kanë humbur 25.239 persona.


