Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të martën se zjarret e vazhdueshme pyjore pranë zonës së katastrofës bërthamore të Çernobilit nuk përbëjnë rrezik për objektin bërthamor, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një video-adresimi të postuar në faqen e Zyrës së Presidentit të Ukrainës në Facebook, Zelensky komentoi rreth zjarreve në zonën e Çernobilit që shpërthyen më 4 prill, duke thënë se gjashtë zjarre të mëdha u shuan dje.
Ai theksoi se nuk ka kërcënime për termocentralin bërthamor të Çernobilit, në objektin e ruajtjes së karburantit të shpenzuar dhe uzinave të tjera kritike.
Udhëheqësi ukrainas u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe tha se e vërteta nuk do të fshihej nga publiku pasi vendi i tij kujton vazhdimisht fatkeqësinë e vitit 1986.
Autoritetet njoftuan se dy ditë pas shpërthimit, zjarri në zonën e përjashtimit se ishte shuar dhe se nivelet e rrezatimit ishin normale.
Megjithatë, flakët e mbetura u bashkuan për të formuar një zjarr të madh. Zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje të zbulojnë zonën e saktë të zjarrit për shkak të tymit të rëndë.
Raportet paraprake tregojnë se mund të mbulojë një sipërfaqe deri në 100 hektarë.
Agjencia e Menaxhimit të Zonave të Përjashtimit ka kërkuar nga policia të hetojë mundësinë e zjarrvënies si shkak të zjarreve në shkallë të gjerë pyjore pranë uzinës bërthamore të Çernobilit.
Fatkeqësia e Çernobilit ishte një aksident bërthamor që ndodhi më 26 prill 1986 kur reaktori bërthamor Nr.4 në termocentralin bërthamor të Çernobilit u shkri. Në këtë tragjedi humbën jetën 31 persona dhe rezultoi me evakuimin e 50 mijë njerëzve dhe braktisjen e një zone të madhe. Kjo konsiderohet si katastrofa më e keqe bërthamore në histori.


