Në Rusi numri i të prekurve shkon mbi 47 mijë.

Mos i humb

Regjistrohen 4.268 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi, duke rritur numrin e përgjithshëm në 47.121, njoftuan autoritetet ruse.

Ndërkohë, 44 njerëz vdiqën gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur numrin e vdekjeve në 405, tha ekipi i urgjencës së vendit në një deklaratë.

Me 155 të shëruar të ri, numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 3.446, shtohet më tej.

Gati gjysma e pacientëve të rinj, 45,3 për qind janë asimptomatikë, por u diagnostikuan përmes testimit.

Kryeqyteti Moska mbetet zona më e goditur, me 2.026 raste të reja dhe gjithsej 25.350 pacientë me koronavirus.

Pas shfaqjes për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht më të goditura janë Evropa dhe SHBA.

Pandemia ka marrë afër 165.000 mijë jetë, me numrin e përgjithshëm të infeksioneve që tejkalojnë 2.39 milionë, ndërsa më shumë se 611.000 janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit