Regjistrohen 454 vdekje të reja ne Itali

Mos i humb

Italia ka raportuar 454 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 24.114, ndërkohë që vazhdon rënia e numrin të infektimeve të reja.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Departamenti i Mbrojtjes Civile Italiane, numri i të infektuarve të rinj ka shënuar rënie nga dita paraprake duke arritur në 108.237.

Numri i të shëruarve është rritur në 48.877, ndërsa numri i pacientëve që trajtohen në repartet e kujdesit intensiv ka shënuar rënie për dy javë, duke lehtësuar presionin ndaj sistemit shëndetësor italian.

Epiqendra e përhapjes së sëmundjes në Itali vazhdon të jetë rajoni verior i Lombardisë, ku tani janë shënuar 12.376 viktima, shifër e cila është më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të vdekjeve.

Qeveria vazhdon me planifikimin e fazës së rikuperimit, pasi secili rajon bën presion në drejtim të kundërt.

Pasi takoi guvernatorët rajonalë gjatë fundjavës, kryeministri Giuseppe Conte u zotua se do të sigurojë një tregues të qartë brenda ditëve të ardhshme për atë se si synon qeveria të fillojë heqjen e rregullave të bllokimit mbarëkombëtar.

Numri i vdekjeve dhe infeksioneve është duke u zvogëluar në Itali që nga kulmi i përhapjes së virusit në muajin mars. Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar vazhdimisht se rinisja e të gjitha aktiviteteve pa përmbushjen e standardeve të larta sanitare dhe rregullave të distancimit social do të rrisë rrezikun e rikthimit të përhapjes së virusit.

Qeveria vazhdon të jetë shumë e kujdesshme ndaj rihapjes së mundshme të aktiviteteve prodhuese, por rajonet veriore, veçanërisht Lombardia dhe Veneto, po bëjnë thirrje për një rihapje të menjëhershme të lokacioneve të tyre industriale, duke paralajmëruar për rreziqet e ndalimit të “motorit ekonomik” të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit