Turqi, rritet në 2.140 numri i të vdekurve nga Koronavirusi .

Mos i humb

Turqia ka konfirmuar 123 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.140.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 90,980, duke përfshirë edhe 4.674 raste të reja.

Koca gjithashtu informoi se deri më tani 13.430 persona janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet, duke përfshirë edhe 1.454 pacientët e shëruar në 24 orët e fundit.

Ai gjithashtu tha se gjatë ditës së fundit janë realizuar 39.703 teste të koronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të bëra është 673.980.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 2.4 milionë, me rreth 167 mijë të vdekur dhe rreth 639 të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit