Itali 260 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi .

Mos i humb

Departmenti i Mbrojtjes Civile Italiane njoftoi se aktualisht ka 106.103 raste aktive të koronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara, përfshirë të vdekurit dhe të shëruarit, është 197.675.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit janë shëruar 1.808 persona, duke e çuar në 64.928 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Aktualisht në kujdes intensiv në këtë vend po trajtohen 2.009 persona.

Autoritetet italiane theksojnë se që nga shpërthimi i pandemisë në vend janë kryer 1.757.659 teste të dyshuara për COVID-19.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.9 milionë, me rreth 203 mijë të vdekur dhe rreth 828 mijë të shërëuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit