Koalicioni arab liroi tankerin e Houthive pas 42 ditësh

Mos i humb

Pas 42 ditësh një tanker që i përkiste rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani që transportonte 12,000 ton naftë u lirua nga koalicioni arab i udhëhequr nga sauditët, njoftoi të dielën TV Al Masirah i rebelëve.

Houthit kanë akuzuar koalicionin për konfiskimin e 20 anijeve që transportonin naftë dhe ushqim që u lejuan të operonin nga OKB.

Pavarësisht akuzave, nga koalicioni nuk ka lëshuar ende ndonjë deklaratë për këtë çështje. Sidoqoftë, në deklaratat e mëparshme, koalicioni akuzoi rebelët Houthi se e bënin lëvizshmërinë e anijeve dhe punën humanitare të paoperueshme në rajon.

Vendi është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët filloi një fushatë shkatërrimtare ajrore që synonte të rrimerrte territoret të Houthive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit