Gjatë 24 orëve të fundit 6.198 persona shtesë u testuan pozitivë ndaj COVID-19 për të sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve në Rusi në 87.1147, krahasuar me rreth 84,000 në Kinë, tha ekipi i urgjencës në një deklaratë.
Pothuajse gjysma e rasteve të reja 2,871, janë regjistruar në kryeqytetin Moskë, që mbetet zona më e goditur.
Sipas raportit, rritja ditore e infeksioneve me koronavirus është ngadalësuar në 7.66 për qind.
Ndërkohë, numri i të vdekurve është rritur në 794 me 59 viktima të reja, ndërsa 579 të shëruar arrijnë në total 7,346.
Deri më tani, më shumë se 3 milionë teste janë kryer në Rusi, duke tentuar gjetjen e rasteve asimptomatike kur sëmundja është më pak ngjitëse dhe mund të mjekohet më shpejt.


