Programet televizive, Umm Haroun dhe Exit 7, të cilat transmetohen në Ramazan nga Qendra e Transmetimit të Lindjes së Mesme me qendër në Dubai (MBC), një rrjet televiziv saudit, kanë ngjallur zemërim tek qytetarët.
Hazem Qassem, zëdhënësi i Hamasit, tha se dramat duhet të “shprehin vullnetin e njerëzve dhe ideve të tyre” dhe jo anasjelltas.
“Disa drama arabe të prodhuara këtë vit nuk e respektojnë këtë çështje dhe ato kanë tendencë të përhapin ide të çuditshme që kërkojnë bashkëjetesë me okupatorin dhe guxojnë të vënë në dyshim kauzën palestineze”, tha Qassem për AA.
Qassem pohoi se “Izraeli është një kërcënim dhe gjithmonë do të mbetet armiku kryesor i kombit arab”.
Musab Al-Braim, zëdhënësi i lëvizjes së Xhihadit Islam, dënoi ngjarjen, duke e cilësuar atë si “një goditje historike” për të gjithë arabët dhe muslimanët.
“Ai pasqyron mentalitetin që qeveris institucionet dhe shtetet që fshihen pas prodhimeve të tilla. Duket se ata janë zhveshur nga të gjitha parimet e tyre morale”, tha ai.
Salama Marouf, kreu i Zyrës së Shtypit të Qeverisë në Gaza, tha se televizioni është një nga mjetet më me ndikim dhe përdorimi i tij në këtë mënyrë tregon dëshirën për të ndryshuar përshtypjet e arabëve ndaj kauzës palestineze.
“Thirrja për vendosjen e marrëdhënieve normale me okupatorin izraelit është një rënie morale dhe etike, veçanërisht pasi ajo vjen nga vendet dhe palët që duhet të ishin ndër mbrojtësit e parë të të drejtave palestineze”, tha ai.
Asnjë zyrtar saudit nuk ende nuk ka komentuar lidhur me këto pretendime.
Për dallim nga Jordania dhe Egjipti, të cilat nënshkruan traktate paqeje me Izraelin (përkatësisht në vitet 1978 dhe 1994), shtetet tjera arabe mohojnë zyrtarisht të kenë lidhje me Izraelin, i cili për dekada ka pushtuar në mënyrë të paligjshme territoret palestineze.


