Indi, rritet në mbi 1.000 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Në Indi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me koronavirus (COVID-19) kanë vdekur 73 persona, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve tejkaloi shifrën një mijë persona.

Sipas të dhënave të faqes së internetit “Worldometer”, e cila publikon të dhënat më të reja nga koronavirusi, në Indi deri tani si pasojë e infektimit kanë vdekur 1.008 persona ndërsa autoritetet indiane theksojnë se është regjistruar numri më i madh i të vdekurve në një ditë.

Në Indi numri i të infektuarve është rritur në 31.332 ndërsa nga fillimi i epidemisë në këtë vend janë shëruar 7.747 persona të cilëve u është diagnostifikuar COVID-19.

Vatra e koronavirusit në Indi është shteti federal Maharashtra, ku numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 9.318 ndërsa si pasojë e infektimit deri tani kanë vdekur 400 persona.

Më 24 mars, autoritetet indiane vendosën orë policore që duhej të hiqet më 3 maj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit