Instituti turk i statistikave TurkStat ka njoftuar se eksportet turke shënuan rënie për 4 për qind nga viti paraprak në periudhën janar-mars duke arritur vlerën prej 42,7 miliardë dollarë.
Në të njëjtën periudhë, importet u rritën me 10,3 për qind për të arritur në 55,6 miliardë dollarë, njoftoi TurkStat.
Të dhënat gjithashtu zbulojnë se deficiti i tregtisë së jashtme u rrit për 117,3 për qind në tre muajt e parë të vitit.
“Në periudhën janar-mars 2020, deficiti i tregtisë së jashtme ishte 12,9 miliardë dollarë me një rritje prej 117,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thonë nga TurkStat.
Në të njëjtën periudhë, mbulimi i importeve me eksport ishte 76,8 për qind, krahasuar me 88,2 për qind në vitin paraprak.
Në muajin mars, eksportet ishin 13,4 miliardë dollarë me një ulje 17,8 për qind, ndërsa importet ishin 18,8 miliardë dollarë me një rritje prej 3,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Në përgjithësi, në vitin 2019 eksportet turke arritën në 167,92 miliardë dollarë ndërsa importet ishin 171,53 miliardë dollarë.


