Turqi, shkon në mbi 53.800 numri i të shëruarve nga COVID-19

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë e Turqisë njoftoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus të ri (COVID-19) rritet në 122.392, me 2.188 pacientë të rinj në 24 orë të fundit.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Fahrettin Koca, numri i të shëruarve në Turqi është 2,25 herë më i lartë se numri i të diagnostifikuarve në 24 orët e fundit, duke arritur gjithsej 53.808.

Ai gjithashtu tha se numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi është rritur në 3.258, me 84 raste të reja të vdekjeve.

Deri më sot në mbarë vendin janë kryer 1 milion e 75 mijë e 48 teste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit