SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më së shumti të prekur dhe viktima në botë.
Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 në SHBA është rritur në 1.099.275, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në 63.972, sipas uebfaqes “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Për sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Spanja me 239.639 të infektuar, Italia me 205.463 dhe Britania me 171.253.
Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, me 310.839 raste dhe 23.780 viktima.
Pas New York-ut vijojnë New Jersey me 118.652 të infektuar dhe Massachusetts me 62.205.
Në SHBA, vend me rreth 330 milionë banorë, deri më tani janë kryer rreth 6,4 milionë teste për COVID-19, ndërsa 156.089 të infektuar janë shëruar.


