Maqedoni e Veriut, numri i pacientëve të shëruar rritet në mbi 1.000

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë regjistruar 21 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i personave të shëruar është rritur në 1.013.

Ministria e Shëndetësisë tha se një person ka vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 86 numrin e viktimave nga pandemia.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, në vend janë konfirmuar gjithsej 1.526 të diagnostifikuar me virusin.

Në 24 orët e kaluara janë kryer 185 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera arrin në 17.544.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit