Suksesi i Turqisë në luftën kundër COVID-19

Mos i humb

Avantazhet e mundësuara nga masat e Turqisë të ndëmarra në kohë kundër pandemisë së koronavirusit (COVID-19), reflektuan në shifrat.

Që nga dje, përqindja e rasteve aktive në mbarë botën ishte 58,03 për qind dhe i atyre të shëruarve 33,76 për qind, ndërsa në Turqi ky numër ishte 36,95 gjegjësisht 59,36 për qind.

Sipas informacioneve të përpiluara nga Anadolu Agency (AA), si rezultat i 1.234.724 testeve të bëra që nga 10 marsi, kur Turqia për herë të parë konfirmoi rastin pozitiv, 131.744 persona janë infektuar me COVID-19.

Në këtë periudhë jetën e humbën 3.584 persona, ndërsa 78.202 të tjerë u shëruan.

Nëse merret parasysh numri i testeve të bëra deri më sot, tek 10,6 për qind prej tyre është konfirmuar COVID-19.

Që nga 17 marsi, kur u shënua vdekja e parë nga COVID-19, deri më 6 maj shkalla e vdekjes sipas numrit të rasteve është 2,7 për qind.

Më 19 mars, kur për herë të parë humbën jetën më shumë se një person, shkalla e vdekjes sipas numrit të rasteve ishte 1,2 për qind, ose 1,85 për qind më 11 prill kur u shënua numri më i madh i rasteve.

Numri i rasteve është në rënie

Për të identifikuar rastet pozitive, me arsye të izolimit të tyre nga shoqëria, testi për COVID-19 zbatohet ndaj atyre që kanë simptoma të sëmundjes.

Testimi zhvillohet pa pagesë nëpër spitalet e Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe universitetet, spitalet private dhe laboratoritë të cilat janë autorizuar nga ministria.

Informacionet rreth testimeve për herë të parë u bënë të ditur më 19 mars dhe numri ishte 1.981. Ky numër një ditë më pas u rrit në 3.656, pas 10 ditësh 9.982 dhe në fund të marsit arriti në 15.422.

Më 29 prill numri i testeve arriti në 43.498. Në këtë dit, kur më së shumti teste ishin kryer, shkalla e ritjes së rasteve ishte 6,74 për qind.

Deri më tani tek 10,6 për qind prej të testuarve u konfirmua COVID-19. Kjo përqindje më 27 mars isht 27,4 për qind, ndërsa më 1 prill 14,9 për qind, dhe vazhdoi rënien deri më 5 maj kur ishte 5,5 për qind. Në javën e fundit kjo shifër është 5,9 për qind.

Shkalla e numrit të testeve dhe të rasteve është si në vijim:

DitaNumri i testeveNumri i rasteveShkalla (Përqindje)
20 Mars36563118,50
21 Mars29702779,32
22 Mars173828916,6
23 Mars36722937,9
24 Mars39523438,6
25 Mars503556116,4
26 Mars7286119616,4
27 Mars7533206927,4
28 Mars7641170422,3
29 Mars9982181518,2
30 Mars11535161013,9
31 Mars15422270417,5
1 Prill14396214814,9
2 Prill18757245613,09
3 Prill16160278617,2
4 Prill19664301315,3
5 Prill20065313515,6
6 Prill21400314814,7
7 Prill20023389219,4
8 Prill24900411716,5
9 Prill28578405614.1
10 Prill30864474715,3
11 Prill33170513815,4
12 Prill3572047891340
13 Prill34456409311,87
14 Prill33070406212,28
15 Prill34090428112,55
16 Prill40427480111,87
17 Prill40270435310.80
18 Prill4052037839,33
19 Prill35344397711,25
20 Prill39703467411,77
21 Prill39429461111,69
22 Prill3753530838,21
23 Prill4096231167,60
24 Prill3835131228,14
25 Prill3830828617,46
26 Prill3017723577,81
27 Prill20143213110,57
28 Prill2923023928,18
29 Prill4349829366,74
30 Prill4200426156,22
1 Maj4143121885,28
2 Maj3631819835,46
3 Maj2400116706,95
4 Maj3577116144,51
5 Maj3328318325,50
6 Maj3030322537,43

Shumëfishohet numri i të shëruarve

Ndërkohë, numri i të shëruarve të liruar pasi trajtohen në spitale, çdo ditë po shumëfishohet.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca më 25 mars, njoftoi se 26 shtetas në mesin e të cilëve edhe dy persona të moshës 60 dhe 65 vjeç janë liruar nga spitali pas shërimit.

Pas kësaj dite sipas të dhënave të publikuara nga ministria, numri i të shëruarve po rritet duke u dyfishuar.

Kjo shifër më 24 prill për herë të parë tejkaloi numrin e rasteve pozitive.

Sipas kësaj 3.122 persona ishin konfirmuar me COVID-19, kursa të njëjtën ditë 3.246 persona ishin liruar nga spitalet.

Ndërsa më 27 prill kur u konfirmuan 2.131 raste, u shëruan 4.651 persona, kështu që për herë të parë numri i të shëruarve dyfishoi numrin e rasteve.

Më 3 maj, numri total i rasteve u shënua 126.045, ndërsa numri total i të shëruarve 63.151. Me këtë, për herë të parë që nga 11 marsi, numri i total i të shëruare tejkaloi, numrin e atyre të konfirmuar.

Numri i të shëruarve sipas datës është si në vijim:

DitaNumri Ditor i të Liruarve nga SpitaletNumri i Përgjithshëm i të liruarve
27 Mars4242
28 Mars2870
29 Mars35105
30 Mars57162
31 Mars81243
1 Prill90333
2 Prill82415
3 Prill69484
4 Prill302786
5 Prill2561042
6 Prill2841326
7 Prill2561582
8 Prill2641846
9 Prill2962142
10 Prill2812423
11 Prill5422965
12 Prill4813446
13 Prill5113957
14 Prill8424799
15 Prill8755674
16 Prill14157089
17 Prill15428631
18 Prill182210453
19 Prill152311976
20 Prill145413430
21 Prill148814918
22 Prill155916477
23 Prill201418491
24 Prill324621737
25 Prill384525582
26 Prill355829140
27 Prill465133791
28 Prill501838809
29 Prill523144022
30 Prill484648886
1 Maj492253808
2 Maj445158259
3 Maj489263151
4 Maj501568166
5 Maj511973285
6 Maj491778202


Shkalla e pacientëve të intubuar dhe kujdesit intensiv në rënie

1.278 prej pacientëve me COVID-19 janë duke u trajtuar në kujdesin intensiv, ndërsa 669 të lidhur me respiratorë (të intubuar).

Sipas numrit total të rasteve, në një javë të fundit shkalla e kujdesit intensiv ra nga 1,25 për qind në 0,97 për qind, ndërsa të pacientëve të intubuar nga 0,66 për qind në 0,50 për qind.

Krahasimi i shifrave të Turqisë me ato të botës

Nëse krahasohet numri i rasteve aktive dhe atyre të të shëruarve në botë, shkalla e të shëruarve në Turqi, është më e lartë se shkalla në mbarë botën.

Sipas kësaj, shkalla e rasteve aktive në Turqi, nga 6 maji ka rënë deri në 36,95 për qind, ndërsa i atyre të shëruar u rrit deri në 59,36 për qind.

Nëse merret parasysh numri total i rasteve në të gjithë botën, shkalla e rasteve aktive është 58,03 për qind, si dhe i atyre të shëruar 33,76 për qind.

Në Turqi, nga dje 0,97 për qind e pacientëve me COVID-19 janë në kujdes intensiv, kurse në botë është 1,29 për qind.

Në mbarë botën shkalla e numrit të të vdekurve është 6,91, ndërsa në Turqi 2,7 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit