Numri i të vdekurve në Brazil ka arritur në 10.627, ndërsa rastet e konfirmuara në rreth 156 mijë

Mos i humb

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Brazil u rrit në 10.627, me 730 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit, njoftuan zyrtarët shëndetësorë të vendit.

Ministria e Shëndetësisë e shtetit të Amerikës Latine tha se rastet me virusin u ngjitën në afro 156 mijë, me 10.611 infeksione të reja.

Vdekja e parë nga koronavirusi në rajon u raportua në Brazil, dhe aktualisht llogaritet si një nga vendet më të prekura nga virusi në rajon.

Brazili ka një popullsi prej afër 210 milionë banorë.

Ndërkohë, stadiumi i famshëm Maracana në Rio de Zhaneiro është kthyer në spital, sipas raportimeve lokale.

Spitali, i cili do të ketë një kapacitet të përgjithshëm prej 400 shtretërve, aktualisht ka 170 shtretër, 50 prej të cilave janë për kujdes intensiv.

Guvernatori i Rio de Zhaneiros ka njoftuar se 230 shtretërit e tjerë do të dorëzohen deri në mes të majit.

Virusisi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 280 mijë njerëzve deri më tani, ndërsa rreth 1,4 milionë njerëz janë shëruar. Ndërkaq, aktualisht ka rreth 2,4 milionë raste aktive që presin shërimin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit