Njësitë turke të sigurisë të premten arrestuan të paktën 38 të dyshuar për lidhje të supozuara me sulmin vdekjeprurës terrorist të enjten në provincën lindore Van.
Dy punonjës socialë që shpërndanin ndihmë mes shpërthimit të koronavirusit të ri(COVID-19) u vranë në një sulm terrorist të enjten.
Viktimat ishin në Ozalp të provincës Van kur persona të armatosur hapën zjarr me armë, duke plagosur edhe një kalimtar.
Sipas zyrës së guvernatorit të provincës, automjeti që transportonte sulmuesit u largua nga vendi i ngjarjes.
Në një deklaratë, Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare akuzoi grupin terrorist YPG/PKK për sulmin “e pabesë”.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega siriane e PKK-së.


