Pavarësisht dështimeve, unë besoj se OBSH ka ende një potencial të madh.

Mos i humb

Në një letër prej 5 faqesh të siguruar nga Fox News, bëhet e ditur se Qeveria e Trumpit do të sigurojë për OBSH-në para në fusha të caktuara aq sa Kina.

Prezantuesi i Fox News, Tucker Carlson ka thënë se “Kemi dëgjuar që Trump do të nënshkruajë letrën në fjalë. Nuk e dimë se si është bindur Trump për ta bërë këtë”.

Në letër thuhet se Trump ka deklaruar se “Pavarësisht dështimeve, unë besoj se OBSH ka ende një potencial të madh. Dëshirojmë të shohim që OBSH të përdorë këtë potencial kryesisht në këtë periudhë të krizës globale. Për këtë arsye kam vendosur vazhdimin e partneritetit dhe bashkëpunimit me OBSH-në. Kina i ka një borxh të madh të gjithë botës dhe ajo mund të fillojë të paguajë këtë borxh duke kryer një pagesë të drejtë për OBSH-në”.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Trump ka vënë theksin se në rast se Kina rrit fondet e saj për OBSH-në, edhe SHBA mund të mendojë rritjen proporcionale të drejtë të fondeve të saj që ajo siguron.

Në letër thuhet se OBSH-së i bëhet thirrje që të mos u nënshtrohet presioneve politike dhe të zhvillojë hetim të pavarur lidhur me burimin e COVID-19.

Më 14 prill, Trump njoftoi se SHBA ka pezulluar mbështetjen financiare për OBSH-në, duke akuzuar organizatën për dështim në luftën kundër pandemisë dhe se ka qëndruar pranë Kinës.

Në një deklaratë të enjten në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se “Javën e ardhshme do të kemi një njoftim të ri lidhur me OBSH-në”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit