Itali : Janë konfirmuar 242 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Mos i humb

Sipas të dhënave të fundit të Mbrojtjes Civile të Italisë, rastet aktive në vend kanë rënë me 4.370 dhe tani vendi ka 72.070 të infektuar aktivë që presin shërimin.

Ndërkaq, bilanci i përgjithshëm i rasteve me virusin është rritur në 223.885.

Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 120.205, pasi në 24 orët e fundit 4.917 pacientë të tjerë e kanë mposhtur sëmundjen.

Vendi gjithashtu vazhdoi të regjistrojë rënie në numrin e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 855 pacientë sa ishte dje, bilanci i të infektuarve në këto njësi ka rënë në 808.

Deri më tani, në Itali janë kryer 2.875.680 teste.

Në Lombardi, rajonin më të prekur në Itali, në 24 orët e fundit janë regjistruar 115 të vdekur nga COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit