Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në një deklaratë me shkrim dënoi iniciativën e ndërmarrë në fund të muajit prill nga kryeprokurorja e GJNP-së, Fatou Bensouda.
Pompeo ka mbrojtur idenë e tij se është i papranueshëm aplikimi i Bensouda-s e cila thekson se mund të përdorë kompetencën gjyqësore të gjykatës në Kudsin Lindor, Gazës dhe në Bregun Perëndimor dhe se Palestina është “shteti” palë në gjykatë mbi këto territore.
Duke shtuar se në praninë e tyre Palestina nuk është një shtet i pavarur, Pompeo theksoi se “Ky hap i GJNP-së është i paligjshëm dhe se GJNP me këtë hap ka provuar edhe njëherë se është një institucion politik”.
Kryeprokurorja Bensouda ka mbrojtur idenë se Palestina duhet të pranohet si “palë” në çështjen e gjykimit dhe në kërkesën e paraqitur gjykatës më 30 prill ajo ka kërkuar që të mund të përdoret kompetenca e gjyqësorit të gjykatës në Kudsin Lindor, Gazës dhe në Bregun Perëndimor.
Pas shqyrtimit të mendimeve të viktimave dhe nga vendet e tjera, Bensouda arriti bindjen se gjykata ka kompetencën e gjykimit dhe kërkoi nga gjykata e shkallës së parë të konfirmojë kompetencën e gjykimit mbi territoret e palestineze.


