Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se vendi i tij nuk do të jetë më forca policore në Afganistan pas 19 vitesh, duke bërë thirrje për tërheqjen e trupave amerikane.
“Ne në Afganistan po veprojmë si forca policore, jo si forcë luftarake që jemi. Pas 19 vitesh, është koha që ata të bëjnë policin në shtetin e tyre”, shkroi Trump në Twitter.
Ai gjithashtu theksoi se Washingtoni duhet të vazhdojë ta mbikëqyrë nga afër Afganistanin pa pasur prani ushtarake, duke paralajmëruar një kthim më të fuqishëm nëse është e nevojshme.
“Kthejini ushtarët tanë përsëri në shtëpi, por nga afër shikoni se çfarë po ndodh dhe goditni me një vetëtimë si asnjëherë më parë, nëse është e nevojshme!”