SHBA, mbi 100 mijë të vdekur nga COVID-19

Mos i humb

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 100.686, prej të cilëve 839 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 20.481, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.728.964.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 480 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 15,5 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 373.622 raste të konfirmuara dhe 29.461 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me mbi 394.507 raste, Rusia me 370.680 dhe Spanja me 283.339 raste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit