“Punonjësit e mediave luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër COVID-19. Ata duhet të informojnë për përhapjen e sëmundjes”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PEC, Blaise Lempen në një deklaratë.
“Një numër prej tyre humbën jetën për mungesë të masave adekuate mbrojtëse deri sa kryenin punën e tyre”, tha ai.
Sipas organizatave joqeveritare, midis 1 marsit dhe 31 majit, të paktën 127 gazetarë kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Rreth dy të tretat e tyre ishin në detyrë.
Vetëm në maj u regjistruan 72 viktima.
Sipas rajonit, Amerika Latine është kontinenti më i prekur me të paktën 62 gazetarë të vdekur, e ndjekur nga Evropa me 23, Azia 17, Amerika e Veriut 13 dhe Afrika 12.
Peru është vendi me numrin më të madh të viktimave, 15, e ndjekur nga Brazili dhe Meksika me 13 viktima secila dhe 12 në Ekuador.
SHBA-të regjistruan 12 gazetarë të vdekur, ndërsa nga 8 Rusia dhe Pakistani.
Më pas radhitet Mbretëria e Bashkuar me 5, Bangladeshi me 4 vdekje, pastaj me nga 3 vdekje në Bolivi, Kamerun, Republikën Dominikane, Francë, Indi, Itali dhe Spanjë.
Nga dy viktima në mesin e gazetarëve u identifikuan në Algjeri, Kolumbi, Egjipt, Suedi dhe një në Austri, Belgjikë, Kanada, Iran, Japoni, Marok, Nikaragua, Nigeri, Afrikën e Jugut, Togo dhe Zimbabve.
Disa qindra punonjës të tjerë të mediave rezultuan pozitivë me virusin ndërsa disa media u detyruan të mbylleshin përkohësisht.
PEC bëri të ditur se numërimi i saj bazohet në burime të shumta, përfshirë shoqatat kombëtare të gazetarëve, mediat lokale dhe korrespondentët e PEC në të gjithë botën.