Një tërmet me fuqi prej 6.8 ballë sipas Rihterit ka goditur shtetin e Amerikës Jugore, Kili.
Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë 48 kilometra në jugperëndim të fshatit San Pedro, në shkretëtirën Atacama.
Tërmeti u regjistrua në thellësi prej 96.8 kilometrave në Oqeanin Paqësor. Ende nuk ka informacione për viktima eventuale në njerëz.