Iran, rritet në 8.291 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.364 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 171.789.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 134.349 persona, ndërkohë që 2.596 pacientë janë në gjendje kritike.

Ai tha se në vend deri më tani janë kryer 1.084.857 teste, ndërsa në 24 orët e kaluara është arritur rekord me 25 mijë teste.

Zëdhënësi i ministrisë njoftoi se provinca jugore Huzistan në kufi me Irakun është shpallur zonë e kuqe, ndërsa provincat Hurmuzgan dhe Kurdistan gjenden në mesin e provincave me rrezikshmëri të lartë.

Ai e cilësoi si normale rritjen e rasteve pas procesit të normalizimit, duke thënë se Irani tashmë e ka kaluar kulmin e pandemisë.

Numri i rasteve të të infektuarve me COVID-19 ishte ulur deri në 800 në fillim të muajit maj në Iran, por shifrat janë rritur pas heqjes së kufizimeve.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit