Iran, rritet në 8.351 numri i viktimave nga COVID-19

Mos i humb

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 70 viktima dhe 2.043 raste të reja me COVID-19.

Me këtë ka arritur në 8.351 numri i vdekjeve dhe në 173.832 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Jahanpour, i cili vuri në dukje se 2.619 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve që janë liruar nga spitalet deri më tani ka arritur në 136.360.

Jahanpour ndau informacionin se deri më tani në të gjithë vendin janë kryer mbi 1.107.254 teste për COVID-19.

Ai theksoi se rajoni Khuzestan në jug të vendit vazhdon të mbetet “zonë e kuqe” dhe se në mesin e “rajoneve të rrezikuara” janë edhe Hormozgan, Kurdistan, Azerbajxhani Lindor dhe Perëndimor, Kermanshah, Sisten-Baluchestan, Bushehr dhe Razavi Khorasan.

Numri i rasteve me COVID-19 në Iran shënoi ulje deri në 800 në fillim të muajit maj, por shifrat filluan sërish të rriten pas heqjes së kufizimeve.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit