Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 1.382 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 37.312, ndërsa me 12.581 rastet e reja ka arritur në 685.427 numri i rasteve.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve.
– Në 24 orët e fundit 188 vdekje në Meksikë
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Meksikë, me 188 vdekjet e reja numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 13.699, ndërsa me 3.484 raste të reja ka arritur në 117.103 numri i rasteve.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në këtë vend rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars.


