Ministria e Shëndetësisë së Omanit tha se gjashtë persona kanë vdekur nga virusi, duke rritur numrin e vdekjeve në 81.
Sipas një deklarate të Ministrisë, numri i rasteve është rritur në 17.486 pasi u regjistruan 604 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 3.793.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore të Marokut njoftuan 26 raste tjera me COVID-19, duke e rritur shifrën në 8.250.
Autoritetet marokene kanë regjistruar 208 vdekje dhe 7.370 të shëruar.
Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, pandemia ka shkaktuar vdekjen e mbi 403.100 personave në të gjithë botën, me afër 7.03 milionë raste të konfirmuara dhe pothuajse 3.14 milionë të shëruar.


