Hong Kongu, qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt.

Mos i humb

Hong Kongu është cilësuar si qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt. Kështu e vlerëson një studim i kompanisë amerikane Mercer.

Studimi mat koston e 200 gjërave, përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, sendet shtëpiake dhe argëtimin – në 209 qytete.

Hong Kongu zë vendin e parë për të dytin vit radhazi sa i takon çmimit të lartë të banesave.

Pas tij vjen kryeqyteti i Turkmenistanit, Ashgabati. Çmimet e larta në Ashgabat thuhet se janë pasojë e inflacionit të lartë në Turkmenistan.

I treti në listën e Mercerit është Tokio dhe pas tij vjen Cyrihu i Zvicrës.

Zvicra ka edhe dy qytete të tjera në dhjetë vendet e para: Bernin dhe Gjenevën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit