Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Brazil dhe Meksikë

Mos i humb

Gjatë 24 orëve të fundit në Brazil u regjistruan 1.272 viktima të tjera duke ngritur numrin e vdekjeve në 38.406, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve deri më tani në vendin e dytë më të goditur në botë arriti në 739.503 pasi 32.091 persona të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19.

Në Meksikë, 596 viktima të tjera shtynë numrin e vdekjeve në 14.649.

Në total 4.199 persona të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 124.301, tha Ministria e Shëndetësisë.

Në të gjithë botën, pandemia ka marrë më shumë se 411.200 jetë njerëzish, me rreth 7.24 milionë të prekur, ndërsa rreth 3.37 milionë njerëz janë shëruar nga sëmundja, tregojnë shifrat nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit