SHBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi dhe aktualisht është epiqendra e kësaj pandemie.
Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Worldometer”, gjatë ditës së fundit në SHBA janë zbuluar 19.687 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus është 2.162.864.
Që nga shpërthimi i pandemisë, SHBA ka kryer rreth 24.8 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit ka kryer rreth 870 mijë teste.
Pas SHBA-ve, pason Brazili me 867.882 persona të infektuar, Rusia me 536.210 të infektuar dhe India me 333.475 të infektuar.


