Në kontrollin e fundit mjekësor, në trupin e Muhyiddin nuk është gjetur asnjë indikacion i kancerit, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Malajzisë.
“Aktualisht, kryeministri ynë është në gjendje për t’i kryer detyrat me shëndet”, thuhet në njofim.
Siç njoftohet, kontrollet përkatëse të kryeministrit janë kryer më 12 qershor në Kuala Lumpur, kurse raporti me rezultatet është bërë i ditur sot.
Muajin e kaluar, Muhyiddin u vetëkarantinua për dy javë pas takimit me një zyrtar qeveritar i cili u diagnostikua me koronavirusin e ri (COVID-19).
Në disa postime në rrjetet sociale ishte raportuar se kryeministrit të Malajzisë i është rishfaqur kanceri dhe se ai është trajtuar sërish gjatë periudhës së karantinës.
Muhyiddin Yasin u diagnostikua me kancer në pankreas në korrik të vitit 2018 dhe u trajtua në spitalin Mount Elizabeth në Singapor. Gjatë periudhës në fjalë, Muhyiddin shërbente si ministër i brendshëm dhe u detyrua të pauzojë nga detyra për rreth një vit.


