Çavuşoğlu-Di Maio: Duam një armëpushim të qëndrueshëm në Libi

Mos i humb

Në konferencën e përbashkët për media me homologun italian, Çavuşoğlu tha se Turqia dhe Italia do të vazhdojnë të punojnë për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe një procesi politik efikas në Libi.

“Ne jemi të vetëdishëm për rolin kritik që ka luajtur Italia. Ne i falënderojmë ata. Ata luajtën një rol të ekuilibruar”, tha Çavuşoğlu.

Çavuşoğlu tha se për dallim nga disa vende të BE-së, Italia nuk u rendit përkrah puçistit Khalifa Haftar.

“Italia ka bërë përpjekje të sinqerta për një armëpushim dhe një proces politik”, tha ai.

Çavuşoğlu tha se Turqia do të dëshironte ta shohë Italinë në platforma të tjera rreth Libisë dhe se kjo kërkesë i është përcjellë Rusisë dhe vendeve të tjera.

Ndërkaq, Di Maio tha se Italia dëshiron një armëpushim të qëndrueshëm në Libi.

Nëntorin e kaluar, Turqia dhe Libia nënshkruan marrëveshjet e rëndësishme mbi bashkëpunimin ushtarak, si dhe demarkacionin në Mesdhe.

Sipas marrëveshjes, Turqia ka dërguar këshilltarë për të ndihmuar ushtrinë libiane të mposhtë milicitë e komandantit renegat Khalifa Haftar.

Ushtria libiane kohët e fundit u ka shkaktuar goditje të rënda forcave të Haftarit duke çliruar nga milicitë e tij kryeqytetin Tripoli dhe Tarhuna, përveç vendeve të tjera strategjike, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya.

Qeveria libiane e njohur ndërkombëtarisht ka qenë nën sulm nga forcat e Haftar që nga prilli i vitit 2019, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit