Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 119 vdekje dhe 2.573 raste të reja me COVID-19.
Me këtë ka arritur në 9.742 numri gjithsej i vdekjeve dhe në 207.525 numri i rasteve me COVID-19 në vend.
Lari tha se numri i të shëruarve që janë liruar nga spitalet deri më tani ka arritur në 166.428 dhe se numri gjithsej i testeve të kryera në vend ka arritur në 1.449.420.
Ajo theksoi se rajonet Khuzestan, Hormozgan, Kermanshah, Azerbajxhani Lindor dhe Sistan-Baluchestan vazhdojnë të mbeten “zonë e kuqe”, ndërsa Fars dhe Kerman rajonet me rrezik.
Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.


