Parandalohet sulm vetëvrasës ndaj bazës ushtarake trajnuese turke në Somali

Mos i humb

Një person është neutralizuar nga ushtarët në tentativë për të kryer sulm vetëvrasës përpara bazës së trajnimit ushtarak turk në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë.

Ambasadori i Turqisë në Mogadishu, Mehmet Yılmaz, tha për AA se ushtarët kanë qëlluar në një sulmues vetëvrasës i cili është infiltruar në turmë gjatë përzgjedhjes së kadetëve në Bazën Ushtarake Trajnuese TURKSOM.

“Sipas informacioneve të para, sulmuesi u përpoq të shkëputej nga turma dhe u qëllua pasi nuk respektoi parandalimin e ushtarëve somalezë për të ndaluar. Në ndërkohë, ndodhi një shpërthim. Kemi marrë informacion se një civil është vrarë”, tha Yılmaz.

Ende asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Organizata terroriste Al-Shabab shpesh kryen sulme ndaj forcave të sigurisë dhe vendbanimeve civile.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit