Vendet duhet të kuptojnë se duke vepruar të vetëm (individualisht) në këtë luftë kanë “krijuar një situatë të dalë nga kontrolli” tha Guterres duke shtuar se “Sigurisht që jam i zhgënjyer për shkak të mungesës së koordinimit aktual ndërkombëtar. Shpresoj që brezat e ardhshëm të mund t’i ndryshojnë punët”.
Guterres vuri në dukje se pandemia mund të tejkalohet nëse punohet së bashku në çështjen e mekanimit të trajtimit, testimit dhe vaksinës dhe se koordinimi në çështjet politike, ekonomike dhe sociale që janë reflektimi i COVID-19 përfshirë humbjet e punës, rritjen e dhunës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, mund të ndihmojnë në pakësimin e efektit të pandemisë.
- Thirrje për rritjen e presionit mbi palët në Jemen
Sekretari Guterres bëri thirrje për më shumë presion mbi palët në konflikt në Jemen për arritjen e armëpushimit.
Duke theksuar se populli i Jemenit po “përjeton një dhimbje jashtëzakonisht të madhe” dhe se COVID-19 ka përkeqësuar më shumë situatën, Guterres tha se OKB-ja inkurajon “Përdorimin e aeroporteve, porteve, pagesën e rrogave dhe në të njëjtën kohë masat për ndërtimin e besimit që është i lidhur me fillimin e procesit politik”.
“Duhet të ushtrojmë të gjithë presionin mbi palët në konflikt dhe aktorëve përkatës në mënyrë që të sigurohet rezultat pozitiv nga bisedimet intensive që ne zhvillojmë në këtë drejtim”, tha Guterres.
Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së për Jemenin, Martin Griffiths tërhoqi vëmendjen ndaj konflikteve që vazhdojnë në Jemen dhe u bëri thirrje palëve për të ndalur dhunën dhe luftën.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga shtatori i vitit 2014 kur Huthit të mbështetur nga Irani morën nën kontroll disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin, Sana. Ndërsa forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani ofrojnë mbështetje për qeverinë e Jemenit kundër Huthive.


